Dubravë, arrestohet pasi i kanosi dhe nuk i lejoi zyrtarët e burgut ta kontrollojnë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi ka kanosur zyrtarët e burgut si dhe nuk ka pranuar ta kontrollojnë. Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Dubravës të dielën pasdite.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurori është dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.

Qendra Korrektuese e Dubravës gjendet në komunën e Istogut dhe bën pranimin dhe vendosjen e të dënuarve prej 3 muaj deri në 15 vjet dënim.