Tenderi për zhvillimin e “Bazës së të dhënave të legalizimit dhe organizimit të trajnimeve dhe zhvillimi i sistemit kombëtar E-Lejet'

Dosja e Prokurorisë: Zyrtari i Komunës së Prishtinës manipuloi me lejet e ndërtimit

Seanca gjyqësore ndaj Gëzim Ferizit, zyrtar në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare ka dështuar të mbahet pasi mungonte anëtarja e trupit gjykues, Nushe Kuka- Mekaj.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar ka përpiluar dy aktvendime të lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve banesore afariste, objekti A dhe C, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë, ku investitor është Latif Brajshori.

Gëzim Ferizi po akuzohet nga Prokuroria se ka përpiluar edhe një aktvendim tjetër të lejes ndërtimore, ku investitor është “NNH Morina IB” për objektin B, në lagjen “Mati 1”.

Sipas aktakuzës, pjesa tekstuale e lejes ndërtimore nuk përputhet me pjesën grafike, pasi në pjesën grafike kishte përfshirë një ngastër kadastrale, e cila evidentohet në Komunën e Prishtinës si rrugë. Mbi këtë rrugë u është mundësuar investitorëve të lartcekur të ndërtojnë objekte banesore e afariste, me ç’rast të dëmtuarës Komunës së Prishtinës i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gjyqtarja Naime Krasniqi bëri të ditur se seanca shtyhet pasi mungon anëtarja e trupit gjykues, gjyqtarja Nushe Kuka Mekaj, për shkak të problemeve shëndetësore si dhe për shkak të ndryshimit të agjentes gjyqtari Vesel Ismajli, anëtarë i këtij trupi gjykues, kishte caktuar seancë gjyqësore.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica, në mungesë të kushteve të përbërjes së trupit gjykues, seancën e radhës e caktoi më datë 4 shkurt 2020.

Prokuroria: Inxhinieri i Komunës së Prishtinës u dha leje bizneseve të ndërtojnë banesa mbi rrugë

.