Dosja e Prokurorisë: Si u organizua rrëmbimi i shtetasit turk në Prizren për t’i kërkuar 50 mijë euro

Prokuroria e Prizrenit njofton se ka ngritur aktakuzë kundër katër personave me inicialet A.M., Y.M., L.B. dhe B.B. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Prokuroria thotë se të  akuzuarit A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17.09.2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e kanë rrëmbyer të dëmtuarin R.A., shtetas të Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Tutje aktakuza thotë se i akuzuari A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. kanë bërë organizimin e rrëmbimit të shtetasit turk duke e marrë me veturë përta dërguar në parkun e qytetit të Prizrenit.

Aktakuza thotë se të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do t’ia vrasin vëllain.

I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur për pesë ditë, deri më 21 shtator 2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

KALLXO.com ka raportuar se më 20 janar 2020, janë arrestuar katër persona për këtë rast.

Aksion i gjerë kundër drogës në rajonin e Prizrenit