Dosja e Prokurorisë: Si tentuan të dyshuarit t’i bartnin 130 kilogramë drogë nga Kosova për në Zvicër?

Naim Osmanaj, Ukë Sadrijaj dhe Arbër Salihu, janë ulur në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve.

Tre të dyshuarit po akuzohen se kanë organizuar transportimin e 130 kg drogë nga Kosova për në Zvicër.

Dosja e Prokurorisë sqaron se në vitin 2017, të pandehurit nga Gjakova tentuan që në brendësi të dyerve ta bartnin drogën e llojit marihuanë.

Dosja thotë se të pandehurit përmes disa taksistëve fillimisht i bartën dyert për në Ferizaj e Prizren. Ndërkaq, destinacioni ishte që të transportohej në Zvicër.

Por, Policia e Kosovës ka identifikuar dy lokacione në të cilat është dyshuar për substanca narkotike, një depo ndodhej në Prizren ndërsa tjetra në Ferizaj.

Në të dy depot është arritur të konfiskohet sasia narkotike në total prej 130 kilogramëve marihuanë.

Lidhur me këtë, të premten, në Gjykatën e Prizrenit kanë dhënë dëshmitë e tyre dy dëshmitarë.

Rexhep Haxhija, i cili është taksist, ka rrëfyer se më 24 tetor 2017, një person e kishte thirr për të shkuar në fshatin Dobrosh për të bartur dyer e dritare.

“Me të arritur tek lapidari në fshatin Dobrosh, ka ardhur një kombi me ngjyrë të bardhë, pastaj personi, saktësisht vozitësi ka dalë jashtë dhe ka ngarkuar në kamionin tim mallin me dyer e dritare, tani nuk po më kujtohet”- tha dëshmitari.

Rexhep Haxhija pohoi se mallin në fjalë e ka dorëzuar në Prizren, tek kompania “Fanaj”.

Në vijim të gjykimit, dëshmitari mohoi se ndonjë prej të akuzuarve ishte personi që e ka telefonuar për të bartur mallra.

“Jo, nuk është asnjëri prej tyre personi që e kam takuar tek lapidari në fshatin Dobrosh. Këta persona nuk i kam takuar e as nuk i kam parë asnjëherë”- u shpreh ai.

Pas tij, dëshminë e ka dhënë edhe Leotrim Pajaziti.

Dëshmitari Pajaziti sqaroi se në tetor të vitit 2017, ai ishte takuar me të akuzuarin Arbër Salihu pët t’ia dhënë 15-20 euro për të pirë kafe.

Ai ka shtuar se në vitin 2017, i akuzuari Naim Osmanaj ka qenë punëtor në ndërtimatri ku e ka lyer shtëpinë e xhaxhait të Arbër Salihut. Ndërkaq, Arbër Salihu është marrë me furnizimin e materialit ndërtimor, kujdesin ndaj mjeshtërve dhe punimet në shtëpi.

Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, seanca e sotme u ndërpre.

Gjykimi i radhës u caktua për më 13 dhjetor 2022.

Sipas Prourorisë, Naim Osmanaj, Ukë Sadrijaj dhe Arbër Salihu akuzohen se kanë ndërmjetësuar transportin e substancave narkotike me qëllim të shpërndarjes ose shitjes së tyre.

Aktakuza thotë se me datë 24 tetor 2017 dhe 28 tetor 2017, në orët e paradites, duke përdorur dy taksi të ndryshëm nga Gjakova, saktësisht nga lapidari i fshatit Dobrosh – Komuna e Gjakovës, të dyshuarit kanë dërguar në kompaninë me inicialet “F.C.”në Prizren, dhe në kompaninë me inicialet “E.T.” në Ferizaj gjithsej 22 dyer të drurit.

Në brendësinë e tyre kanë paketuar në total 130 kilogramë e 649.32 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë me qëllim të eksportimit në shtetin e Zvicrës.

Me kwtw tw akuzaurit sipas Prokurorisw kanw kryer veprwn penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve.

Në nëntor të vitit 2017, Emisioni Drejtësia në Kosovë në rubrikën Policia kishte transmetuan filmimet ekskluzive nga aksioni i Policisë  në aksionin e koduar “Lozana”.

Xhirimet ekskluzive tregojnë se të dyshuarit kanë arritur ta maskojnë marihuanën nëpër dyer. Siç tregojnë pamjet e filmuara në të dy lokacionet, në Prizren e Ferizaj, janë konfiskuar gjithsej 315 paketime me peshë totale prej 130 kilogramë e 649.3 gramë.

I gjithë aksioni në Prizren, Ferizaj dhe në katër lokacione në Gjakovë zhvillohet në koordinim të plotë me Prokuroritë dhe Gjykatat përkatëse.

Siç tregojnë pamjet e filmuara në të dy lokacionet, në Prizren e Ferizaj janë konfiskuar gjithsejtë 315 Paketime me peshë totale prej 130 kg e 649.3 gram.

Raportimet e KALLXO.com mund t’i gjeni në këtë LINK.

 

Pamje: Zbulimi Kosovar droga eksportohet me dyer

Transporti i 130 kilogramëve marihuanë për Zvicër u tentua nëpërmjet dyerve të drurit (VIDEO)