Irfan Fusha, pronar i 'Abi Çarshia' në Prizren. Foto: Kallxo.com

Dosja e Prokurorisë: Shuma që ‘Abi Çarshia’ kërkon si dëmshpërblim për aneksin e objektit të rrënuar

Prokuroria e Prizrenit sot ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Inspektoratit Islam Thaçi dhe ndaj pesë zyrtarëve tjerë, lidhur me rrënimin e aneks  objektit pa leje të kompleksit “ Abi Çarshia”.

Ekskluzive: Për çka akuzohet kryeinspektori i Prizrenit lidhur rreth rrënimit e objektit pa leje të ‘Abi Çarshia’?

Sipas aktakuzës të siguruar nga KALLXO.com, të të akuzuarit kanë realizuar rrënimin e aneks-objektit “Abi Çarshia” me pronar Irfan Fusha.

Fusha, ish-kandidat për deputet i PDK-së, në deklaratën e tij në prokurori kishte thënë se dëmi i shkaktuar nga rrënimi i aneks objektit të “Abi Çarshia” tejkalon shumën prej 100 mijë euro.

Prokuroria e Prizreni bashkë me aktakuzën ka bashkangjitur edhe një ekspertizë të kryer në bazë të urdhëresës së Prokurorisë e dëmi i shkaktuar nga ekzekutimi i rrënimit të objektit        “Abi” arrin shumën e përgjithshme prej 69,729.66 euro.

Në bazë të kësaj ekspertize edhe Prokurori i rastit Mehdi Sefa në aktakuzën e dorëzuar sot para gjykatës, në pjesën kryesore të aktakuzë ku prokuroria pretendon se zyrtarët komunalë kanë tejkaluar detyrën e tyre zyrtare, thuhet se gjatë rrënimit të aneks-objektit të “Abi” SH.P.K në Prizren është shkaktuar dëm në shumën prej 69,729.66 euro.

Bashkë me kryeinspektorin akuzohen edhe 5 zyrtarë tjerë: inspektorët e ndërtimtarisë Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit dhe Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor , që të gjithë akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar duke i shkaktuar dëm kompanisë “Abi Çarshia”.

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren me datën 19 korrik ka rrënuar aneksin e objektin pa leje të qendrës  tregtare “Abi Çarshia “.

Gjashtë ditë më vonë Prokuroria e Prizrenit kishte filluar hetimin ndaj zyrtarëve të Komunës, ndërsa po të njëjtën ditë Gjykata Themelore në Prizren kishte  vendosur masë të përkohshme ndaj rrënimit të objektit pa leje të Abi Çarshisë.