
Ilustrim - Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com
Dosja e Prokurorisë - Rojet e pyllit në Ferizaj u filmuan duke marrë ryshfet
Detaje të tjera interesante shfaqen në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt kundër tetë rojtarëve të pyllit të cilët u arrestuan dje pasdite në Ferizaj.
Në dosje përshkruhet se janë përdorur masa të fshehta hetimore përfshirë edhe video inçizime të momenteve kur zyrtarët marrin para nga prerësit e pyllit.
Në këto filmime sipas prokurorisë dëgjohen momente kur ata mbajnë kontakte të vazhdueshme me prerësit e pyjeve e po ashtu shihen se në disa raste ata marrin para nga personat H. N., A. K,. R. A. dhe I. Q., me qëllim që të njëjtit mos t`i paraqesin para organeve.
E për këto arsye tetë rojet e pyllit u arrestuan dje në një aksion të gjerë policor të koduar “Mbrojtja e Pyjeve – 2021”.
Pas arrestimeve Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar 30 ditë paraburgim kundër tyre nën dyshimet se kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorë pozitat zyrtare.
Tetë të arrestuarit janë Naim Avduli, Bahri Baliu, Hasim Balija, Sabedin Mustafa, Ramadan Ukzmajli, Avdi Agushi, Ahmet Bajraktari dhe Beqë Uka.
Përpos dyshimeve për keqpërdorim dhe marrje ryshfeti Sabedin Mustafa, Ahmet Bajraktari, Avdi Agushi, Bahri Baliu dhe Hasim Balija dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Sipas prokurorisë të dyshuarit duhet të mbahen në paraburgim pasi nëse gjenden në liri mund të ndikojnë në bashkëpjesëmarrësit e tjerë e po ashtu rrezikojnë që të vazhdojnë të kryejnë vepra të tilla penale.
Dje pas dite në një aksion të madh policor të njëjtit u arrestuan në tetë lokacione të ndryshme të rajonit të Ferizajt.
Gjatë arrestimeve në lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë në vijim: Armë gjuetie 6 copë, revole 2 copë, 6 karikatorë të revoles, 2 karikatorë të AK-47, 20 fishekë cal. 9 mm, 30 fishekë 7.65, 4 fishekë cal.12 mm, 13 telefona mobilë, 1 çekan për damkosje dhe materiale të tjera si fletore xhepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte, formularë etj.
Të arrestuarit e sotëm në Ferizaj janë zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari