Ilustrim - Policia në aksion

Dosja e Prokurorisë për personin që ia kërkoi 30 mijë euro Adriana Hoxhiqit duke iu prezantuar si polic

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet Xh. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mashtrimi”.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, përfshirë fotografimin e fshehtë dhe vëzhgimin me video në vendet publike dhe private, monitorimin e fshehtë të bisedave në vende publike dhe private, simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit në vlerë prej 11,000 euro , si dhe përgjimin e telekomunikimeve, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi në flagrancë i të dyshuarit.

Personi me inicialet Xh. P., dyshohet se në vazhdimësi i ka mashtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (hetues në krime ekonomike), me qëllim të përfitimit material.

Sipas kumtesës, ai ju ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se është në gjendje t’i rregullojë këto raste nëse pala ankuese pranon të jap ryshfet në vlerë prej  30,000 € (tridhjetë mijë euro).

I dyshuari, me aktvendim të prokurorit ndodhet në masën e ndalimit prej 48 orësh.

Hoxhiq: Personi i paraqitur si polic m’i kërkoi 30 mijë euro