Foto: Gazmend Morina/ facebook

Dosja e Prokurorise për Gazmend Morinën: Punësime pa kriter

Kryeshefi i kompanisë së pastrimit “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina, po dyshohet se ka punësuar disa persona në kundërshtim ligjin.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar sot masën e arrestit shtëpiak  prej 30 ditëve për Morinën

Prokuroia po dyshon se Morina ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke punësuar persona në kundërshtim me ligjin.

Sipas dokumentit të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Morina dyshohet  se  punësimet i ka bërë nga data 12 shkurt deri më 1 gusht 2019.

Në kërkesë thuhet se i dyshuari ka punësuar Sh.H , M.H, S.Z, Ç.GJ dhe S.P

Dyshimi se Morina ka punësuar persona në kundërshtim me kushtet ligjore sipas prokurorisë rrjedh nga të dhënat e theksuara në kallëzimin penal, deklaratat e dëshmitarëve por edhe nga vetë deklarata e të dyshuarit.

KALLXO.com raportoi më herët për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin Gazmend Morina, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Morina është  arrestuar dje nga policia e krimeve ekonomike.