Foto: KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë për dhunimin seksual të vajzës nga i dyshuari në Gjakovë

Prokuroria e Gjakovës, ka kërkuar që të dyshuarit S. M., t`i caktohet paraburgimi për veprën penale të dhunimit.

S. M., dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së të dëmtuarës A. M.

Njoftimi i Prokurorisë tregon se prej datës 2 deri më 5 shkurt, i pandehuri pa pëlqimin e të dëmtuarës kishte kryer aktin seksual në barakën e tij.

Prokuroria në njoftimin e saj, thotë se personi S. M., edhe pse kishte qenë në dijeni se e dëmtuara A. M., ka çrregullime mendore ose është me aftësi të kufizuar mendore, i njëjti e kishte shfrytëzuar situatën duke qëndruar tre netë radhazi me të dëmtuarën në të njëjtën barakë, për të kryer akt seksual më të.

Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të dyshuarit për kryerjen e dhunimit t`i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.