Dosja e Prokurorisë ndaj zyrtarit që iu gjetë arma pa leje

Rafit Kurtishit, i dyshuar për armëmbajtje pa leje, Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masë të sigurisë.

Gjyqtarja e  procedurës paraprake, Vjollca Buzhala, më datë 25.07.2024 të pandehurit Rafit Kurtishi i ka caktuar masën e paraburgimit nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më datë 24.09.2024.

Ndër arsye të tjera lidhur me caktimin e masës së sigurisë thuhet se “I dyshuari është person zyrtar, dhe në momentin kur dyshohet të jetë kryer vepra penale, i njëjti ka qenë në shfrytëzim të veturës zyrtare”.

Ndërsa në momentin e ndalimit nga ana e Policisë, në veturë zyrtare kanë qenë edhe dy (2) shtetase të Republikës së Serbisë të kërkuara nga organet e rendit.

Rrethanat tregojnë peshën e rëndë të veprës penale për të cilën dyshohet i pandehurit.

Policia e Kosovës kishte arrestuar një zyrtar shtetëror pasi të njëjti i ka gjetur një armë zjarri me 10 fishekë, për të cilët nuk kishte leje.

Gjatë kontrollit të tij dhe veturës është gjetur arma zjarrit, pistoletë Glock me dhjetë fishekë.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur edhe një pushkë të markës “Rovwer”.

Arrestimi i të dyshuarit Rafit Kurtishi, 56-vjeçar ka ndodhur të premten, më 23.08.2024, rreth orës 23:50 në Prizren.

I arrestuar dyshohet se është zyrtar i Parkut Nacional dhe në momentin e arrestimit ishte me veturë zyrtare.