Gjykata e Gjilanit

Dosja e Prokurorisë: Ish-drejtori i Financave në Kllokot i akuzuar për keqpërdorimin e mbi 10 mijë eurove

Seanca ndaj ish-drejtorit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Kllokotit Nikolla Nojkiq, i akuzuar nga Prokuroria se nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Gjilanit.

Shkak për dështimin e kësaj seance ishte mungesa e kryetarit të trupit gjykues Zyhdi Haziri dhe anëtarit tjetër Agim Ademi.

Sipas njoftimit të dhënë nga Gjykata e Gjilanit dy gjyqtarët gjenden për punë zyrtare në Prishtinë.

Seanca tjetër për këtë rast është caktuar të mbahet më 10 dhjetor.

Sipas Prokurorisë Nikola Nojkiq akuzohet se nga gushti 2015 e deri me 2016, në cilësinë e drejtorit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Kllokotit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Sipas aktakuzës, Nojkiq  pa qenë i autorizuar ka bërë pranimin e të hollave në shumë prej 14,013.50 euro nga zyrtari Boban Bogdanoviq, arkëtarët Bislim Trena dhe Zhivorad Vesiq, të cilat të holla kanë qenë rrjedhojë e inkasimit të taksave për shërbime komunale.

Tutje sipas aktakuzës, i njëjti shumën prej 3,623.00 euro, i ka transferuar në llogarinë bankare të komunës, ndërsa nuk e ka dorëzuar shumë prej 10,390.50 euro, edhe pse ka qenë i obliguar t’i dorëzojë në bankë.

Prokuroria pretendon se i akuzuari ka përfituar për vete, ndërsa Komunës së Kllokotit i ka shkaktuar dëme në shumën prej 14,013.50 euro.