Dosja e Prokurorisë- Iran Badalli dyshohet të ketë poseduar eksploziv ‘TNT’ në peshë prej 809 gram

 

I dyshuari Iran Badalli është i arrestuari për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e tij ku mbeti i vrarë në detyrë polici Sami Thaqi.

I njëjti po dyshohet për kryerjen e tri veprave penale, ndero to edhe atë të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

 

Dosja e Prokurorisë: I dyshuari Iran Badalli kishte kurdisur eksploziv ‘TNT’

 

Sipas Prokurorisë i njëjti që nga data e pa vërtetuar e deri më datë 29 janar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në shtëpinë e tij, ka poseduar eksploziv “TNT” në peshë prej 809 gr.

Me anë të këtij eksplozivi i njëjti po dyshohet të ketë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve e që ka rezultuar me vdekjen në detyrë të zyrtarit policor Sami Thaqi.

Iran Badalli  po dyshohet se në dhomën e katit të dytë në shtëpinë e tij ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit “TNT“.

Me rastin e bastisjes nga Policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç ‘rast ka gjetur vdekjen Polici Sami Thaqi, e gjithashtu lëndime të rënda kanë pësuar edhe dy zyrtarët  tjerë të Njësitit Anti-Drogë.

Iran Badalli  po dyshohet të ketë kryer tre vepra penale.

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm që ka rezultuar me vdekjen e zyrtari Policor Sami Thaqi.

Veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për zyrtarët policorë, Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, ndërsa gjithashtu i njëjti po dyshohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim t paautorizuar të armëve.

 

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

 

Kallxo.com ka raportuar për të kaluarën Kriminale të të dyshuarit e cila rezulton të jetë me shumë vepra penale të vjedhjes dhe të dhunës në familje.

 

Polici pëson djegie në fytyrë gjatë operacionit në Zhur

.