Ilustrim

Dosja e Prokurorisë: Inspektori serb urdhëroi varrim pa dinjitet të shqiptarëve të vrarë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime të luftës kundër dy personave.

Me ketë akt akuzues për krime lufte po ngarkohen Z.K dhe D.SH.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës Z.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e luftës pasi ka marrë pjesë në mënyrë direkte në sulmin e nëntëmbëdhjetë (19), shqiptareve, të gjithë anëtarë të një familje të cilët kanë qenë vetëm civilë.

Ai akuzohet se ka marrë pjesë në maltretimin e anëtarëve të kësaj familje, shkatërrimin e pasurisë se tyre, dëbimin nga vendbanimi i tyre si dhe rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve O.N., B.N., A.N dhe B.N., anëtarë të kësaj familje.

Ndërsa I pandehuri tjetër D.Sh, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë në cilësinë e inspektorit policor serb me 01 prill 1999,  i armatosur me armë automatike, me qellim të poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pa jetë të O.N., B.N., A.N., B.N dhe I.R, të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe,  ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës.