ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dosja e Prokurorisë: I akuzuari për terroizëm kishte marrë gruan, vajzat dhe nusen e djalit për t’iu bashkuar ISIS-it

Prokuroria Speciale njofton se ndaj N.L. ka ngritur aktakuzë për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm.

Sipas njoftimit, i akuzuari N.L. fillimisht kishte shkuar vetëm në Siri ku pasi kishte kryer ushtrimet taktike ushtarake dhe kishte marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ndërsa në vitin 2013 ishte kthyer në Kosovë për të marrë me vete gruan, vajzat dhe nusen e djalit për t’iu bashkuar ISIS-it.

Tutje aktakuza thotë se i pandehuri N. L. përgatitjet taktike ushtarake i kishte kryer më herët ku kishte marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë  deri më datën  28 prill 2013, kur ishte kthyer në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale kuptohet se i njëjti pas ardhjes në Kosovë ishte nisur përsëri në drejtim të Sirisë, por me vete kishte marrë edhe gruan, dy vajzat dhe nusen e djalit.

I akuzuari N. L. me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “Gjabat Al Nusra” së bashku me bashkëshorten e tij F.L., dy vajzat e tij dhe nusen e djalit E. K., përmes kalimit ilegal të kufijve jën pritur nga pjesëtarët e ISIS-it për të hyrë në Siri, ku ata fillimisht kishin kaluar në qytetin Bablimon më pas në qytetin Gjerablus ku janë pritur nga djali i të akuzuarit B. L. dhe një person tjetër të cilët e kishin pajisur me një pushkë automatike dhe municion ku kishte marrë pjesë aktive në luftërat civile e më pas ishte dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane deri në korrik të këtij viti e më pas ishte riatdhesuar në Kosovë thuhet në njoftimin e Prokurorisë.