Gjyqtari Sali Berisha, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Dosja e Prokurorisë - Gjykatësi i arrestuar mbante allti pa leje në banesë

Gjykatësi nga Peja i cili u kap m ‘pelë për dore’ nga Prokuroria  Shtetit, sipas dosjes së Prokurorisë është kapur duke pranuar mito.

Në banesën e gjykatësit policia ka zbuluar edhe 10 mijë euro kash të cilat i mbante në një sef. I njëjti në Agjencionin Kundër Korrupsion nuk i kishte të deklaruara 10 mijë euro të cilat i ruante kash. Gjyaktësi i arrestuar në AKK ka deklaruar se në njërën prej bankave në Kosovë ka para të gatshme në vlerë prej 8 mijë eurove. Në AKK ai nuk kishte deklaruar shumën prej 10 mijë eurove kash por ka deklaruar vetëm 8 mijë euro.

Të njëjtit siç ka bërë të ditur Prokuroria i është konfiskuar edhe një revole e kalibrit 8 milimtërsh.

“Me aprovim verbal të prokurorit, është kontrolluar banesa e  të dyshuarit, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë zjarri, tipi Zaza-min, kalibër: 8mm, një karikator dhe dhjetë (10) fishkë të kalibrit 8mm, dhjetëmijë uro (10.000.00) euro shkresa, aktgjykim dhe proces verbal gjyqësor. Me urdhër të prokurorit special, i dyshuari është ndaluar në qendër të mbajtjes për  48 orë”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë pas informatave të pranuara nga një viktimë kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe kanë arritur që ta arrestojnë gjykatësin Sali Berisha.

“Drejtoria për Hetimin  e Krimeve ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacion nga viktima, që ka pasqyruar abuzimin  e funksioneve gjyqësore, veprim që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin  sistemit gjyqësor. Gjatë procesit të hetimit preliminar janë ndërmarrë masat adekuate për të identifikuar formën e aplikuar më parë të korrupsionit nga i inkriminuari. Në koordinim me Prokurorinë Speciale janë aplikuar praktikat e  njohura nga Kodi i Procedurës Penale, duke u mbështetur fuqishëm në një hetim profesional të bazuar në dëshmi”, bën të ditur Prokuroria.

Arrestohet Sali Berisha, gjykatës në Pejë

.