Dosja e Prokurorisë: Dibran Hoxha ka shtënë me armë nga parkingu në drejtim të veturës së viktimave

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ndaj të dyshuarit Dibran Hoxha për vrasjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 janarit.

Në dosje të prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxha ka shtënë në drejtim të veturës, e cila ndodhej në parkingun e lokalit të tij “Kobra City”.

Sipas dosjes së prokurorisë, pretendohet se rasti ka ndodhur për arsye të një mosmarrëveshje të të dëmtuarëve me punëtorët e lokalit, në lidhje me pagesën e faturës në lokal të Hoxhajt.

Në bazë të këtij kallëzimi penal, prokuroria në Prizren ka paraqitur në Gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Në lidhje me këtë rast është duke u mbajtur seanca për caktim të masës së paraburgimit.

VIDEO – Momenti kur Dibran Hoxha dhe të dyshuarit e tjerë sillen në Gjykatë

Policia në Prizren ka paraqitur kallëzim penal ndaj Dibran Hoxhës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 3 janar 2023.

Përveç Dibran Hoxhaj, në këtë rast dyshohet të jenë të përshirë edhe Kujtim Gashi, Jesmir Badali, Burim Mazreku, Enver Amrullahi, Arben Vezaj për vepra të tjera si rrahja, manipulimi me prova e armëmbajtje pa leje.

Kush është Dibran Hoxha, pronari i lokalit në Prizren ku ndodhi vrasja e 31-vjeçarit?