Ilustrim

Dosja e Prokurorisë: 19 vjeçari nga Prizreni u godit me thikë në afërsi të zemrës nga fqinji i tij

Prokuroria e Prizrenit po kërkon masë të paraburgimit për të dyshuarin H. S., i cili po dyshohet për vepër penale të vrasjes.

Prizren, u ther me thikë, vdes 19-vjeçari

Incidenti i ndodhur me datë 26 janar në orën 15:00 la të vdekur një 19 vjeçar me iniciale E. K. në Prizren.

Sipas Prokurorisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konflikti në mes viktimës dhe të dyshuarit.

“I dyshuari nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e godet të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit në afërsi të zemrës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Viktimën në qendrën emergjente në Prizren e ka dërguar vëllai i tij së bashku me një dëshmitar kalimtar.

Te i dyshuari Prokuroria ka gjetur një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, tehu i së cilës është 9 cm, i cili është sekuestruar nga ana e Policisë.

Prokuroria po kërkon që të dyshuarit t`i caktohet paraburgimi sepse në Prokurori dhe Polici figuron që i njëjti ka edhe raste të tjera penale në cilësinë e të dyshuarit.

Arsye për caktim të paraburgimit Prokuroria e përmend faktin se familja e të dyshuarit dhe familja e viktimës janë fqinjë shumë të afërt me njëri tjetrin, me çka dëshmohet rreziku se këtu i dyshuari po të lihet në liri i njëjti mund të përsërisë veprën.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se i dyshuari në deklaratën e tij në Polici kishte thënë se ka tentuar ta sulmoj me thikë vëllain e viktimës, andaj sipas Prokurorisë ekziston rreziku se nëse i dyshuari lihet në liri mund të kanos apo sulmojë vëllain e viktimës.

Gjykata brenda ditës pritet të vendos lidhur me kërkesën e Prokurorisë.

Janari po del të jetë i kobshëm për rajonin e Prizrenit.

Në muajin e parë të vitit 2020 janë vrarë aq persona sa janë vrarë gjatë gjithë vitit 2019.

(Foto) Personat e gjetur në Prizren dyshohet se kanë plagë nga arma