'Dora e butë' e shtetit për Dibran Hoxhën u konfirmua edhe nga Apeli
Dibran Hoxha, emri më i përfolur i këtij fillim viti në Kosovë, rezulton se nuk e ka përjetuar asnjëherë forcën e ligjit.
Ndonëse ishte arrestuar, akuzuar dhe dënuar për dhjetëra krime, parapë se prapë Hoxha në burg nuk u dërgua kurrë.
Sipas të dhënave gjyqësore, Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, asnjëherë në jetën e tij nuk u dënua me burgim efektiv nga Gjykata e Prizrenit.
Pjesa më e madhe e dënimeve të cilat ndaj tij u shqiptuan janë dënimet me gjoba dhe burg të kushtëzuar.
“Kobra” siç njihet në publik është dënuar plotë 16 herë për vepra të ndryshme penale, si: rrahja, lëndimi i rëndë trupor, shmangia nga tatimi, dëmtimi i vulave zyrtare, dëmtimi i pasurisë së huaj dhe kanosje. Në 12 raste dënimet kanë qenë me gjobë, ndërsa në 4 raste kanë qenë dënime me kusht.
Dënimi me kusht nënkupton faktin se i dënuari nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit nëse nuk kryen vepër tjetër penale.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës para marrjes së vendimit për dënim me kusht gjykata duhet ta marr parasysh sjelljen e mëparshme të kryerësit, sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale.
Sipas këtyre të dhënave, Dibran Hoxha është dënuar me burg të kushtëzuar plotë 4 herë, dhe nuk dihet nëse Gjykata ka marrë për bazë të ‘kaluarën e bujshme’ kriminale të tij para se të vendosej shqiptimi i këtij dënimi.
“Dora e butë” e Gjykatës së Prizrenit nuk u përmirësua as nga Gjykata e Apelit.
Në shkurt të vitit 2021, gjyqtarët e Apelit, Kreshnik Radoniqi, Xhevdet Abazi dhe Afërdita Bytyçi, e kishin konfirmuar dënimin me gjobë prej 6 mijë eurosh ndaj Dibran Hoxhës për një vepër e cila sipas Ligjit dënohej nga 3 deri në 10 vite burgim.
Në këtë rast për lëndim të rëndë trupor, Dibran Hoxha u dënua nën minimumin e paraparë ligjor, pra u dënua me vetëm 6 muaj burgim i cili u konvertua në gjobë prej 6 mijë eurosh, ndonëse minimumi që mund të shqiptohej në këtë rast ishte 3 vite burg.
Dënimet nën minimumin e paraparë sipas Ligjit mund të shqiptohen vetëm ndaj personave tek të cilët gjendet rrethana posaçërisht lehtësuese.
Në kohën kur vendimi nga Gjykatësit e Apelit u mor, Dibran Hoxha veçse kishte mbi 10 dënime të plotëfushqishme, mirëpo përkundër këtyre dënimeve edhe Gjykatësit që kanë më shumë përvojë në gjykimin e krimeve nuk patën “guximin” që ta dërgojnë “Kobrën” në burg.
Gjyqtarët e Apelit e konfirmuan dënimin nën minimumin e paraparë ligjor dhe kërkuan që Dibran Hoxhajn nga dënimi prej 6 mijë eurove, të paguante vetëm ndryshimin prej 3660 euro që rezultoi pas zbritjes së ditëve në të cilat kishte qëndruar në paraburgim.
Hoxha tashmë po qëndron në masën e paraburgimit pasi po dyshohet të ketë privuar nga jeta të riun nga Shqipëria në ditët e para të këtij viti.
Vrasja në Prizren, në shtëpinë e Dibran Hoxhës është gjetur një kasafortë e fshehur prapa kaminës