Ilustrim

Doganieri akuzohet se ka marrë 20 euro ryshfet

Një zyrtar doganor po akuzohet nga prokuroria se në pikëkalimin kufitar Vermicë ka marrë ryshfet prej 20 euro për t’i mundësuar një personi që mos të e paguaj taksën doganore.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria e Prizrenit.

Rasti po dyshohet të këtë ndodhur më 16 shtator të këtij viti kalimin kufitar në Vërmicë, ku i akuzuari po kryente detyrat e tij në cilësinë e personit zyrtar- Doganier i Doganave të Kosovës.

Dosja e prokurorisë thotë se në atë pikë qytetari V. K. në bagazhin e veturës së tij ka pas dy autopjesë të përdorura, për të cilat i akuzuari i ka treguar shumën e taksës doganore që e ngarkonte V. K.

Këtu sipas prokurorisë i akuzuari ka kërkuar privatësish nga dëshmitari V. K. shumën prej 50 euro ashtu që ai mos të i nënshtrohej taksës doganore.

“Derisa dëshmitari paraprakisht ka raportuar rastin tek Autoriteti i Hetuesisë Doganore dhe pajtohet që t’ia jap të pandehurit shumën prej 20 € (Njëzet euro) ashtu që i pandehuri pranon paratë në fjalë dhe e liron dëshmitarin”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.