Foto: Ilustrim

Djali kërcënon nënën me thikë

Një grua ka raportuar në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovë se është kërcënuar me thikë nga djali i saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa nëna ishte ndjerë e kërcënuar dhe ishte mbyllur për disa orë në një dhomë.

Gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor për shkak të shqetësimit. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si kanosje dhe dhunë në familje.