Kadri Veseli dhe Nijazi Kryeziu. Foto: Nijazi Kryeziu/Facebook

Dita e ish-këshilltarit të Veselit: Paradite lirohet nga ‘Pronto’, pasdite akuzohet për hekurudhat

Kryesues i Asamblesë Komunale në Prizren, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë detyrat të cilat Nijazi Kryeziu i ka mbajtur në të kaluarën.

Kryeziu paraditen e sotme është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Prishtinës në rastin e shumëpërfolur “Pronto “.

Prokurorja Drita Hajdari: Të fuqishmit e politikës i shpëtojnë drejtësisë

Ndërsa menjëherë në orët e pasdites Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj Nijazi Kryeziut, i cili akuzohet për kohën sa mbante pozitën e Drejtori të urbanizmit në Komunën e Prizrenit.

Anulohet vendimi i Gjykatës së Prizrenit, rasti i Zëvendës Ministrit kthehet në rigjykim

Kryeziu po akuzohet për degradim të hekurudhave të Infrakos, Sipas Prokurorisë, me veprimet e tij Kryeziu e ka  shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit si dhe kanë bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale.

Por Nijazi Kryeziu në të njëjtën kohë po përballet edhe me një aktakuzë tjetër në Gjykatën e Prizrenit.

Njazi Kryeziu po akuzohet se në periudhën  janar – dhjetor të vitit 2015, kur ishte Drejtor i Ramadan Mujës kishte lidhur kontratë me një televizion lokal pa tender, duke shkaktuar dëm mbi 7 mijë euor për komunën.

Mbetet në fuqi aktakuza për Njazi Kryeziun

“I papunë”, u deklarua i akuzuari Njazi Kryeziu para gjykatës në seancën e datës 14 tetor.

Prokuroria e akuzon Kryeziun se pa hapur ndonjë procedurë tenderuese ka lidhur kontratë me TV Opinion për emetimin e spoteve reklamuese  për sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit me të cilën ka udhëhequr.

Dëmi i shkaktuar me lidhjen e kësaj kontrate  cilësohet të jetë në total prej 7 mijë e 200 euro, për periudhën 1 Janar deri më 31 Dhjetor të vitit 2015, në vlerë prej 600 euro në muaj.