Foto: Ilustrim

Digjet shtëpia, lëndohen katër persona në Klinë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e djegies së një shtëpie.

Incidenti ka ndodhur në Klinë rreth orës 03:00

Policia e Kosovës njofton se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Më tej, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë e tjera përkatëse.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.