Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Digjen tre hektarë pyje në Rahovec

Një burrë nga Rahoveci është ankuar në Policinë e Kosovës se iu janë djegur tre hektarë pyje, pronë e tij.

Sipas ankuesit ngjarja ka ardhur si pasojë e djegies së një hamullore.

Në njoftimin e Policisë është thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Hoqë e vogël të Rahovecit, dje rreth orës 12:00.

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e zjarrfikësve dhe kanë shuar zjarrin.

Tutje është thënë se nuk është raportuar për të lënduar.