Dhunim në Prishtinë

Një rast i dhunimit ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në lagjen Veternik.

Rasti ka ndodhur më 27 qershor rreth orës 10:00.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar dje të dyshuarin.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.