Ilustrim

Detaje pas arrestimit të gjykatësit nga Peja

Gjyqtari që parashihej të udhëhiqte trupin gjykues në Gjykatën e Pejës në gjykimin  ndaj të Ish-Drejtorit të Inspeksionit në Pejë, të akuzuar  për keqpërdorim të detyrës, do të dal para Departamentit Special të Gjykatës në Prishtinë si i dyshuar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori Blerim Isufaj.

“Sigurisht se do të kërkojmë masën e paraburgimit”, tha shkurt Isufaj.

Seanca pritet të mbahet sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjyqtari i krimeve të rënda në Gjykatën e Pejës, Sali Berisha, është arrestuar dje në një operacion të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjyqtari i arrestuar po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.