Ish-kryetari i Komunës sç Kaçanikut, Xhabir Zharku

Detaje nga seanca e sotme ndaj Xhabir Zharkut

Sot në seancën dëgjimore në Gjykaten e Ferizajt u vendos që ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku të qëndrojë një 1 muaj në paraburgim.

Vendimi u mor pas dëgjimit të argumenteve të Prokurorisë dhe të mbrojtjes së Zharkut.

Prokuroria në kërkesën e saj për paraburgim kerkoi që Zharku të mos jetë i lirë gjatë procedurës shkaku se dyshohet se ai mund të ikë dhe do ta pengojë rrjedhën e hetimeve duke ndikuar në deshmitarë.

Prokuroria konsideron se ka bazë për të besuar se nëse Zharku lirohet i njëjti mund të arratiset dhe të pengojë rrjedhën e procedurës hetimore duke ndikuar në dëshmitarë.

Në kërkesën e për paraburgim Prokuroria ka marrë shembull arratisjen e Zharkut për shkak të dënimit me burgim prej 3 viteve, “me ç’rast i pandehuri është arratisur në shtetin e Suedisë për t’iu shmangur ekzekutimit të dënimit deri sa është bërë parashkrimi absolut  i ekzekutimit të dënimit”.

Kështu që, sipas Prokurorisë, nëse Zharku lihet në liri ka gjasë reale se ai do të arratiset përsëri dhe sigurimi i tij para organeve të drejtësisë do të ishte i pamundur.

Ndërsa avokatja e Zharkut, Albana Kelmendi, theksoi se pretendimet e Prokurorisë nuk janë të bazuara dhe e kundërshtoi masën e paraburgimit duke kërkuar që klientit te saj t’i caktohet një masë më e butë sikur ajo e dorëzanisë.

https://kallxo.com/ligji/dosja-e-prokurorise-nese-xhabir-zharku-lihet-i-lire-rrezikohet-siguria-e-deshmitareve/

E njëjta sa i përket veprës penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare tha se klienti i saj dyshohet se ka lëshuar leje ndërtimi por sipas saj kjo nuk ka qenë kompetencë e tij por e organeve të tjera si: Kuvendi Komunal dhe për pjesën se Zharku ka ndikuar në Avokaturën e Komunës avokatja u shpreh se kjo nuk qëndron pasi që ai është organ i pavarur dhe nuk bën pjesë në stafin politik të Komunës.

Po ashtu, ajo tha se klienti i saj është i shkolluar, i njëjti ka familjen në Kosovë, ka biznes në Kosovë dhe vendbanim e që nuk ka arsye për të ikur sipas saj.

Por thëniët e avokatës së Zharkut, Gjykata i vlerësoi si të pabazuara dhe vendosi që të caktojë masën e paraburgimit ndaj Xhabir Zharkut në kohëzgjatje prej 1 muaj.

Gjykata vendosi për Xhabir Zharkun

Xhabir Zharku është arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës derisa po tentonte të largohej nga Kosova.

Ish-kryetari i Kaçanikut po dyshohet për dy vepra penale të cilat pretendohet se i ka kryer gjatë kohës sa ka qenë kryetare Komune.