Dështon seanca ndaj pylltarit të akuzuar për korrupsion

 

Procesi gjyqësorë ndaj pylltarit Ismet Tahiri ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës në seancë të anëtares së trupit gjykues Millosava Taniq.

Gjykatësi i rastit Radoslav Markoviq ka njoftuar se anëtarja e trupit gjykues për shkaqe shëndetësore nuk mund të jetë prezente në seancë, duke theksuar se e njëjta është në pushim mjekësor.

Në seancë nuk ka prezantuar as mbrojtësi i të akuzuarit Ismet Tahiri, avokati Skender Musa, i pandehuri Sylë Fejza, dëshmitarët Qamil Hajra dhe Ramadan Salihu të cilët kishin qenë të ftuar në mënyrë të rregullt por mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Kurse prezent në seancë ishte prokurori i rastit Naim Beka dhe dëshmitari Sead Azemi.

Ndërsa në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancë e njëjta është shtyre.

Seanca e radhës në këtë rast u caktuar të mbahet me 22 prill, në gjykatën e Mitrovicës.

Prokuroria pretendon se Ismet Tahiri ka pranuar para nga Nimon Fejza të cilin e kishte lejuar të preje pa leje.

Akuza sqaron se për çdo dërgesë të druve Fejza kishte paguar nga 50 euro. Veprimi ishte përsëritur të paktën katër herë.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Sylë Fejza i akuzuar për pengim të personave zyrtar.

Fejza akuzohet së në qershor të vitit 2016, gjithashtu në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës me kanosje serioze ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.