Gjykimi ndaj ish policit Vllaznim Hamdia, i akuzuar per vrasje

Gjykimi ndaj ish policit Vllaznim Hamdia, i akuzuar për vrasje

Dështon seanca ndaj ish-policit të akuzuar për vrasje të rëndë

Vllaznim Hamdia, i akuzuar për vrasje të rëndë ka dalur para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me akuzën e Prokurorisë e cila atë e ngarkon me tri vepra penale, vrasje të rëndë, armë mbajtje pa leje dhe përdorim të armës, por që seanca ndaj tij dështoj të mbahet.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte gjendje shëndetsore e të akuzuarit Hamdia i cili kishte probleme shëndetësore.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Gjilanit i akuzuari Vllaznim Hamdia, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në rrugën ‘’NATO 99’’, në Gjilan, ka privuar nga jeta të ndjerin Lulzim Spahiu.

Ngjarja sipas Prokurorisë kishte ndodhur derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij (i akuzuari), shkaktohet aksident trafiku me kamionin, të cilin ishte duke e drejtuar i ndjeri Spahiu.

Tutje në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas aksidentit, i akuzuari  del nga vetura dhe pas kacafytjes, kërcënimeve dhe sharjeve mes tij, viktimës dhe djalit të viktimës, i akuzuari e nxjerrë armën e zjarrit dhe pasi viktima hyn në kamion, i njëjti afrohet tek dera e kamionit dhe me armë gjuan një herë në drejtim të tij, me ç’rast e godet nën vetullën e syrit të djathtë. I njëjti (viktima) për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime, i akuzuari Vllaznim Hamdia akuzohet se ka kryer vrasja të rëndë.

Tutje sipas Prokurorisë së Gjilanit, i njëjti dyshohet edhe për dy vepra penale si: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi që i janë gjetur edhe dy revole të tjera dhe fishekë të llojeve të ndryshme.

Tutje, Vllaznim Hamdia akuzohet edhe për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, pasi që para rastit të ndodhur, derisa ishte duke dëgjuar muzikë në një lokal në fshatin Malishevë, në brendësi të lokalit kishte shkrepur me armë zjarri.

Seanca që dështoj të mbahet sot, u shty për datën 18 janar 2021.

Kallxo.com ka raportuar edbe ditën kur kishte ndodhur rasti LINK