
Gjykata e Gjilanit
Dështon seanca ndaj drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, akuzohet për lëshimin e dy lejeve ndërtimore
Në Gjykatën e Gjilanit ka dështuar të mbahet seanca ndaj drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, i cili nga Prokuroria po akuzohet se e ka kryer vepren penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Shkak për dështimin e seances së sotme ishte mungesa për arsye shëndetsore e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues.
Kujtojmë se sipas Prokurorisë gjatë vitit 2019, i akuzuari Bajrami duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare si drejtor në Drejtorinë e Planifikimit Mjedisor në Komunën e Gjilanit ka anashkaluar interesin e institucionit që e përfaqëson (Komunës së Gjilanit) dhe e ka zëvendësuar me interesin e të tjerëve, në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit rregullues “Livadhet e Arapit 1”, në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore.
Tutje sipas aktakuzës, i akuzuari Bajrami lejet ndërtimore i ka lëshuar për dy kompani ndërtimi edhe atë për kompaninë Sh.P.K. “City Project-3”, me pronar Fatmir Daku dhe për kompaninë Sh.P.K. “Mabb Home”, me pronar Musah Bunjaku.
KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast: