Dështon fillimi i gjykimit të ish-ministrit Endrit Shala për sulm ndaj gazetarit

Ka dështuar të nisë gjykimi ndaj deputetit Endrit Shala, i akuzuar për sulm ndaj gazetarit të  “Indeksonline”, Ensar Ramadani.

Sipas prokurorisë Shala, akuzohet për veprën penale sulm dhe lëndim i lehtë trupor.

Arsyeja e dështimit të seancës fillestare ishte mungesa  e Shalës dhe Ramadanit.

Për këtë arsye seancën e radhës u caktua për 23 dhjetor.

Sipas aktakuzës Endrit Shala akuzohet se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pikërisht para hyrjes kryesore të Qendrës së Urgjencës, derisa i dëmtuari- gazetari i portalit “Indeksonline”, Ensar Ramadani, ishte duke përcjellë informacione për agjencinë e tij për një ngjarje.

Në aktakuzë thuhet se Ramadani ishte duke e përcjellë një ngjarje ku ishte plagosur një person për të cilin ishte interesuar dhe kishte ardhur vetë ministri në detyrë – në këtë rast i pandehuri Endrit Shala.

Kurse pas një mosmarrëveshje në mes tyre, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri Shala po zbriste nga vetura, i dëmtuari  Ramadani kishte drejtuar telefonin për ta fotografuar, por i pandehuri kishte reaguar duke shkuar në drejtim të të dëmtuarit dhe me dashje që t’i shkaktojë lëndim trupor, fillimisht duke përdorë forcën e kishte shtyrë atë, e më pas, në një moment edhe e kishte goditur me shuplakën e dorës së djathtë në faqen e majtë, duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të faqes dhe veshit të majtë, thuhet në aktakuzë.

Për këto veprime, i njëjti akuzohet për veprën penale sulme dhe veprën penale lëndim i lehtë truporë.