Dështoi seanca ndaj Ruhan Behajt për shkak të mungesës së Lulzim Rexhepajt
Lulzim Rexhepaj mungoi në seancën e caktuar ndaj Ruhan Behajt, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Si pasojë e kësaj dështoi të mbahet seanca në të cilën ishte paraparë të dëgjoheshin 4 dëshmitarë.
Sipas kryetares së trupit gjykues Fatime Dermaku, Rexhepajt nuk është arritur të i dorëzohej ftesa ngase sipas konstatimit ai kishte ndërruar vendbanimin.
Prokuroria e Prishtinës e akuzon Ruhan Behën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës Beha akuzohet se gjatë vitit 2019 në cilësinë e kryesuesit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë në vazhdimësi ka kërkuar nga i kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje Lulzim Rexhepaj që të punësojë bashkëshorten e tij e cila në këtë ndërmarrje ishte praktikante.
Ai akuzohet se i ka bërë në mënyrë verbale si dhe përmes sms-ve në “WhatsApp”.
Dosja e prokurorisë thotë se Beha fillimisht ka kërkuar dhe kanosur Rexhepajn për hapjen e konkursit për zyrtarë të IT-së e pas shpalljes së këtij konkursi kërkoi punësimin e bashkëshortes së tij.
Këtë konkurs në aktakuzë thuhet se Rexhepaj e kishte anuluar dhe si shkak i kësaj Beha kishte filluar procedurën e shkakrimit të tij si dhe e kishte kërcënuar se do ta rrahë.
Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast – LINK