Gjykimi ndaj Haki Rugovës - Kryetar i Komunës së Istogut - 10.03.2020

Dështimi i shtatë, nuk mbahet seanca ndaj Haki Rugovës

Gjykata e Pejës po dështon të vazhdojë procesin gjyqësor kundër kryetarit të Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

Hera e fundit që Rugova doli para Gjykatës ishte data 23 tetor e vitit të kaluar.

Seanca e sotme ka dështuar të mbahet në mungese të avokatit Besnik Berisha.

Sipas kryetarit  të trupit gjykues, gjyqtarit Sylë Lokaj: “Avokati me parashtresë ka kërkuar nga gjykata shtyrjen e seancës me arsyetimin se me parë është angazhuar në një çështje penale, pranë dhomës se specializuar në Hagë”.

Gjykimi ndaj Haki Rugovës – Kryetar i Komunës së Istogut – 10.03.2020

Aktakuza për konflikt interesi, ndaj të parit të Istogut Haki Rugova erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj tij, kjo pas raportimit të marrë nga BIRN dhe Internews Kosova.

“Agjencia Kundër Korrupsionit më 11 gusht 2017, ka pranuar informacionin nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ‘BIRN’ dhe ‘Internews Kosova’ ndaj Haki Rugova për shkak të mundësisë së veprës penale konflikt i interesit”, thuhet në arsyetimin e kallëzimit penal të Agjencisë.

Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”.

Tenderin për ndërtimin e këtij kanalizimi e fitoi “’MA-CON’ sh.p.k, në pronësi të Gani Rugovës (vëllai i Haki Rugovës), në vlerë prej 289,119.85 euro, duke mundësuar kështu interes financiar për të (Haki Rugovën) dhe personin juridik që ka të bëjë me të.

Seanca e radhës është caktuar me datë 16 prill 2020.

Prokurori e Haki Rugova nuk vijnë në gjykim, dështon seanca

.