KEDS - Foto: KALLXO.com

Dëshmitarët nuk vijnë në gjykimin për 360 euro të faturave të KEDS-it

Për të dytën herë rresht ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish- inkasantit të KEDS-it, Arben Berisha.

Berisha po akuzohet se kishte përvetësuar paratë e klientëve sa ishte inkasant dhe pasi doli nga puna vazhdoi t’i mashtronte klientët e KEDS duke i marrë paratë për pagesën e rrymës

Ballafaqimi i tij në gjykatë u pamundësua sot pasi munguan dëshmitarët Ramë Mujaj dhe Nita Zekaj.

Arben Berisha akuzohet se prej 19 dhjetor 2017 deri më 2 mars 2018 në cilësinë e inkasantit të KEDS-it, ka marrë të holla nga konsumatorët e ndryshëm, duke mos i dorëzuar ato para në zyrën e KEDS-it, por duke i përvetësuar.

Aktakuza ngarkon Berishën po ashtu, se paraqitet si punëtor i KEDS-it te konsumatorët përkundër që të njëjtit i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Gjatë kësaj periudhe ai akuzohet t’i ketë përvetësuar 360 euro nga faturat e konsumatorëve.

Seanca e radhës mbahet nesër në ora 11:00.

Ish-inkasanti i KEDS-it ballafaqohet në gjykatë me tre dëshmitarë