Dëshmitari Albert Plakiqi - Gjykimi për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja - 09.10.2019

Dëshmia e policit të tretë: Në dhomëm e Sami Lushtakut në QKUK i kemi parë vetëm dy gra

Dëgjohet dëshmitari i tretë  në  seancën  gjyqësore ndaj 24 të akuzuarve në rastin e arratisjes nga QKUK-ja të Sami Lushtakut në kohen kur ai po gjykohej për krime lufte.

Në këtë seancë u dëgjua zyrtari policor  Albert Plakiqi në cilësinë e dëshmitarit.

Dëshmitari Albert Plakiqi rrëfeu se në vitin 2014 ishte pjesë e njësisë patrulluese të Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

“Kemi qenë në patrullë në Bregun e Diellit, kemi marrë një thirrje për një protestë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kemi shkuar në QKUK së bashku me Arsim Shalën e më vonë na është bashkangjitur edhe Abedin Krasniqi. Jemi ndal te hyrja në emergjencë’’, tha dëshmitari Albert Plakiqi.

“Unë isha nën udhëheqjen e eprorit tim Arsim Shalës, i njëjti kishte marrë informatë se ishte arratisur Sami Lushtaku. Kur kemi shkuar te dhoma e Samisë ka qenë gardiani te dera, e ka kontaktu udhëheqësin dhe ka thënë se gjithçka është në rregull. Pastaj ne jemi largu prej aty”, tha dëshmitari Plakiqi.

“Gardiani tentoi me na pengu me hy brenda në dhomë duke u ndal para dere, fizikisht është parë se donte me na pengu. Aty e kemi largu nga dera, unë dhe Abedini, ka vazhdu udhëheqësi Arsim Shala dhe unë deri te dera nuk ka qenë brenda Sami Lushtaku aty ishin vetëm dy gra”, tha Plakiqi.

I pyetur se a ishte dikush nga personeli mjekësor brenda, dëshmitari Plakiqi tha se “Nuk ishte askush nga mjeket aty. Atë ditë se kam pa Saminë në QKUK, ndërsa turma ishte e qetë, nuk e di pse kanë qenë aty”.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, Emrush Thaçi, Sahit Jashari, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Bajram Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Xhevdet Zena, Gëzim Ahmetaj, Ylber Blakaj, Argjent Behramaj, Valon Behrmaj, Bashkim Dervisholli, Mervete Hasani- Lushtaku dhe Dardan Geci.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan pretendimet për mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu, duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali drejt një banese.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të Shërbimit Korrektues.

Pjesë e aktakuzës është edhe i biri i Lushtakut, Mërgimi, roli i të cilit përshkruhet në këtë aktakuzë të Prokurorisë.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në Burgun e Mitrovicës.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e poashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Në korrik të vitit 2017, Gjykata Supreme e ka liruar Lushtakun nga akuza për krime të luftës në bazë të së cilës ai ishte dënuar me 12 vjet burg në vitin 2015, dënim të cilin Gjykata e Apelit e kishte zvogëluar në 7 vjet burg

Gajtë ditës së sotme dëshminë e tyre për aktakuzën për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja kanë dhënë edhe dy zyrtarë të Policisë: Arsim Shala dhe Abedin Krasniqi:

Rrëfimi i policit për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja

Dëshmia e policit: Gardiani na pengoi të hynim në dhomën ku ishte i hospitalizuar Sami Lushtaku

 

Historia e gjykimit

Me datën 17.11.2016  është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale.

Me datën 28 gusht të këtij viti të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohen nga prokuroria, madje I akuzuari Lushtaku aktakuzën e kishte quajtur politike.

Arratisja nga QKUK, Gjykata cakton datën e seancës ndaj Sami Lushtakut

Me datën 24 shtator, të akuzuarit dhanë fjalën hyrëse në këtë proces gjyqësor dhe është veçuar  procedura  ndaj Valon Behramaj andaj sot u bë bashkimi edhe ndaj tij.

Arratisja në QKUK: Prokurorja kërkon që Sami Lushtaku të shpallet fajtor, avokati kundërshton

.