Keshilli Prokurorial i Kosovs

Deshirë Jusaj dhe Ramiz Buzhala në garë për Kryeprokuror të Gjakovës

Ish-anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës Deshirë Jusaj dhe prokurori i krimeve të rënda Ramiz Buzhala, zyrtarisht i kanë hyrë garës për kreun e Prokurorisë së Gjakovës.

Jusaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së KPK-së në tetor të vitit 2020. Dorëheqja e saj dhe e anëtarëve të tjerë kishte nxitur reagime, madje Ambasada Amerikane ishte tërhequr nga monitorimi i proceseve në këtë institucion.

Ambasada amerikane tërhiqet nga monitorimi në Këshillin Prokurorial, e quan procesin të thyer

Kandidatura e tyre u bë e ditur në mbledhjen e 197 të Këshillit Prokuroria të Kosovës.

Në këtë takim përpos konfirmimit të kandidatëve për kryeprokuror u morr vendim edhe për hapjen e konkurseve për avancim të 4 prokurorëve në Prokurorinë e Apelit si dhe dy prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Këshilli miratoi edhe Planin e personelit administrativ për vitin 2021 të sistemit prokurorial.

Ndërsa në fund të mbledhjes dhe prapa dyerve të mbyllura KPK  mbajti një seancë disiplinore kundër një Prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.