Klinë - 14.03.2020

Dërgohet në paraburgim i dyshuari për vrasjen në Klinë

Gjykata e Pejës i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për vrasjen e cila ndodhi pak ditë më parë në qendër të Klinës.

F.D dyshohet se e kishte privuar nga jeta viktimën V.B dhe kishte shkaktuar rrezik për të tjerët në natën e 16 qershorit.

Në vendimin e gjykatës thuhet se F.D e kishte nxjerrë nga brezi revolen dhe me të njëjtën shtie në drejtim të viktimës.

Sipas prokurorisë, F.D pasi e kishte plagosur viktimën ishte vetëdorëzuar në polici.

Gjykata e ka parë si masë të vetme paraburgimin për mbarëvajtjen e procedurës dhe evitim të rrezikut që i dyshuari të ndikoj në dëshmitar, t’i shmanget drejtësisë apo edhe të kryej ndonjë vepër tjetër penale.

Dy ditë më parë në qendër të Klinës u plagos A.B. Pas plagosjes ishte trajtuar në spitalin rajonal të Pejës ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë ku edhe kishte vdekur.

Vdes në QKUK personi i plagosur mbrëmë në Klinë