Deportohet shtetasi nga Shqipëria se tentoi të transportonte bimët e ndaluara

Dje, në Dragash është ndaluar një person, shtetas i Shqipërisë, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

I dyshuari, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kishte tentuar të transportonte bimën e njohur si “Lincura”, e cila sipas policisë është e ndaluar të mblidhet dhe të transportohet jashtë Kosovës.

Pasi u ndalua ai u depërtua për në shtetin shqiptar përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Bimët e lartcekura në peshë 68 kilogramë,  janë konfiskuar nga inspektori i tregut ne Dragash.