Dënohet zyrtari i 'Raiffeisen Bank', vodhi paratë e klientit

Zyrtari i bankës dënohet me gjobë për përvetësimin e 3,500 eurove

Gjykata e Prishtinës sot shpalli fajtor të akuzuarin Granit Hyseni për përvetësimin e 3 mijë e 500 eurove duke e dënuar me 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë.

Mirëpo gjykata i propozoi të akuzuarit Granit Hysenit se me pëlqimin e tij dënimi prej 6 muajve mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë pre 3 mijë eurove.

I akuzuari u pajtua që në vend të burgimit prej 6 muajve të paguajë gjobën prej 3,500 mijë euro në dy këste.

I akuzuari Granit Hyseni në shqyrtimin fillestar të datës 6 nëntor kishte pranuar fajësinë për veprën penale përvetsim në detyrë.

Ish-zyrtari ligjor i bankës pranon se vodhi 3 mijë e 500 euro

Sipas Prokurorisë Granit Hyseni akuzohej se duke qenë zyrtarë ligjor në ‘’Raiffeisen Bank’’ pa autorizim kishte tërhequr para nga llogaria e kompanisë ‘’Patroni’’ në muajin tetor shumën prej 1,300 euro, në muajin nëntor kishte tërhequr tri shuma dhe herën e parë 1000 euro, herën e dytë 700 euro ndërsa në muajin dhe herën e tretë 500 euro.

Me përvetësimin e këtyre parave ‘’Raiffeisen Bank’’-ës i është shkaktuar dëm në shumë prej 3,500 euro.

Gjykata vendimin do ta shpallë nesër me datën 7 nëntor.