Ilustrim

Dënohet shtetasi i Shqipërisë për 5 euro ryshfet policit kosovar

Ervis Lamaj nga Fieri i Shqipërisë është dënuar nga Gjykata e Pejës për dhënie ryshfeti zyrtarit policor në vlerë prej 5 eurove.

Gjykatësi Sami Sharraxhiu e dënoi Ervis Lamajn me 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në shumë prej 100 eurove.

Dënimi me burg nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës rasti ka ndodhur me 21 janar të këtij viti në magjistralen Pejë-Kullë-Rozhajë pikërisht në pikën kufitare në Kullë.

Aktakuza sqaron se me rastin e kontrollimit të dokumentacionit të automjetit nga zyrtari policor, ky i fundit vëren mangësi në validitetin e dokumentit dhe i kishte kërkuar të akuzuarit edhe kartonin e gjelbër për ta verifikuar. Pasi i akuzuari ia kishte ofruar këtë dokument në të cilin vendos një banknotë prej 5 euro, kinse në shenjë respekti për policinë.