Foto: Kallxo.com

Dënohet polici për ryshfet rreth patent-shoferit

Gjykata e Ferizajt sot shpalli vendimin ndaj Muhamer Miftarit i cili akuzohet për marrje ryshfeti,

Trupi gjykues i udhëhequr nga kryetari Mustaf Tahiri e gjeti fajtor Muhamer Miftarin dhe i shqiptoi dënim me burgim prej 1 viti dhe dënim me gjobë në vlerë prej 500 euro,

Së bashku me Miftarin akuzohej edhe kolegu i tij ish polici Hyzer Dugolli i cili në tetor të vitit të kaluar u dënua nga gjykata me 9 muaj burgim efektiv dhe 500 euro gjobë pasi e pranoi fajësinë.

Burg për policin që mori ryshfet

Pas kësaj, procedura ndaj Muhamer Miftarit u veçua dhe gjykimi vazhdoi vetëm ndaj tij.

Sipas prokurorisë, nga 05.09.2019 deri më 13.09.2019 në Shtime, të pandehurit Hyzer Dugolli dhe Muhamer Miftari si zyrtarë policorë në Stacionin Policor në Shtime, kanë kërkuar ryshfet nga i dëmtuari Bekim Rexhaj.

Aktakzua thotë se këta dy policë i kishin kërkuar 400 euro të dëmtuarit me qëllim të mos ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës në Ferizaj për ndalimin e drejtimit të automjetit të kategorisë ‘B’ në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Prokuroria shpjegon se më 13.09.2019 rreth orës 12:45 në restorant ’Globus’ i pandehuri Hyzer Dugolli ka pranuar për vete dhe për kolegun e tij Muhamer Miftari katër kartmonedha nga 100 euro të vendosura në një pako të cigareve nga i dëmtuari , me ç’rast nga ana e Inspektoratit të Policisë është arrestuar në flagrancë.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast;

Burg për policin që mori ryshfet

Shtime, polici arrestohet për marrje ryshfeti

‘200 unë, 200 ti’: Polici tregon në gjykatë për ryshfetin rreth një patentë shoferi

Shtime, polici arrestohet për marrje ryshfeti

Shtime, polici arrestohet për marrje ryshfeti