Dënim me burgim për ryshfet në rastin e 'patentë shoferëve'

Ekrem Zhegrova është shpallur fajtorë nga Gjykata në akuzat për marrje ryshfeti.

Zhegrova u dënua me 1 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ndaj tij u shqiptua edhe konfiskimi i parave në shumë prej 1 mijë e 623 euro.

Ekrem Zhegrova akuzohej nga prokuroria se derisa ishte duke punuar në sektorin privat ‘’Money Gram’’ në afërsi të Qendrës së Patentëve në Prishtinë, takohet me kandidaten Shkurte Hasani tani e dëmtuar nga e cila ka kërkuar shumën prej 500 euro dhe i ka marrë ato me qëllim që t’i ndihmojë ta kalojë provimin teorik për patentë shoferë.

I bashkakuzuar në këtë proces gjyqësor është edhe ekzamineri Gëzim Kryeziu për të cilin vazhdon gjykimi pasi i njëjti nuk e ka pranuar fajësinë.

Aktakuza ndaj ekzaminerit të qendrës së patentëve në Prishtinë Gëzim Kryeziut dhe Ekrem Zhegrovës është ngritur për marrjen e ryshfetit prej 500 euro nga kandidatja tani e dëmtuara Shkurte Hashani për ta kaluar provimin për patentë.

Aktakuza thotë se Gëzim Kryeziu me datën 18 shtator 2019 rreth orës 11, në cilësinë e personit zyrtar ekzaminer në Qendrën e Patentë Shoferit në Prishtinë, e shfrytëzon detyrën duke tejkaluar kompetencat e tij dhe sipas instruksioneve të Ekrem Zhegrovës  i ndihmon kandidates Shkurte Hashani në dhënien e provimit teorik duke iu afruar gjatë testit dhe duke i treguar me shkrim se cilat janë përgjigjet e sakta.

 

Ekzamineri i Qendrës së Patentë Shoferëve e pranon fajësinë për marrje ryshfeti

.