
Prapa grilave - Ilustrim
Dënohet pejani për posedim të heroinës
14.6.2021 - 10:56
Naim Krasniqi është dënuar sot nga Gjykata e Pejës për vepër penale të narkotikëve.
Atij iu shqiptuar dënimi prej 10 muaj burgim dhe 300 euro gjobë.
Krasniqit i ishte gjetur nga ana e policisë substancë narkotike e llojit heroin në peshë prej 6.3 gram.
I akuzuari e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.
Sipas dosjes së prokurorisë rasti kishte ndodhur më 17 janar të vitit 2020 në Pejë.
Gjykatës i kësaj çështje penale është Musë Povataj, ndërsa aktakuzën e ka përfaqësuar prokurorja Suada Hamza.