ARKIV - Foto: KALLXO.com

Dënohet ish-shefi i Shërbimeve Publike të Komunës së Malishevës

Në gjykimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike të Komunës së Malishevës, Ismet Mazreku, sot Gjykata e Gjakovës e shpalli verdiktin.

I pandehuri është dënuar me 6 muaj burg, por ky dënim me kërkesën e të akuzuarit iu zëvendësua me gjobë prej 3.400 euro.

Po ashtu, si obligim tjetër Ismet Mazrekut iu dha kompensimi i dëmit ndaj Komunës së Malishevës në shumën prej 8.727.90 euro.

Ismet Mazreku, ish-shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, po akuzohet nga Prokuroria e Gjakovës se kishte bërë manipulime me furnizim me kabllo elektrike në fshatin Gajrak të Malishevës në vlerë mbi 8 mijë euro.

Mazreku akuzohet se ka pranuar kabllo të tensionit të ulët ndërsa kablloja është dashur të vendoset e tensionit të lartë, sipas shkresës së raportit.

Trupi gjykues në këtë rast përbëhej nga Nikollë Komani, Mentor Bajraktari dhe Besarta Doli.

Muajin e kaluar, i akuzuari kishte dhënë mbrojtjen e tij.

Gjykimi i zyrtarit të Komunës së Malishevës, dëshmitari: Kablloja kontestuese është e KEDS-it

Ish-shefi i Shërbimeve Publike në Malishevë akuzohet se hapi tender për një kabllo elektrike që nuk u vendos asnjëherë në fshatin e paraparë.

KEDS-i gjithashtu pretendon se ata e kanë vendosur kabllon në fshatin Gajrak të Malishevës dhe se ky investim nuk është i Komunës.

Tenderi i Komunës për kabllo kalon vlerën 8 mijë euro.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Gjykimi për keqpërdorim me kabllo elektrike, dëshmon eksperti  

Një seancë ishte shtyrë për shkak të mungesës së një dëshmitari.

Dështon seanca për keqpërdorim ndaj ish-shefit të shërbimeve publike në Malishevë

Në seancat e kaluara kishin dëshmuar ish-drejtori u KEDS-it, Agnez Furra dhe dëshmitarë të tjerë.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

 

Në këtë rast, KEDS-i pretendon se ata e kanë vendosur kabllon në fshatin Gajrak të Malishevës, mirëpo në anën tjetër Komuna thotë se ka blerë kabllo përmes procedurës së prokurimit dhe ka vendosur kabllon në të njëjtin fshat.

Projekti kishte filluar me tela të zhveshur, por kur ka arritur në lagjen Begaj të Banjës, banorët kanë protestuar dhe pastaj është vendosur kabllo e veshur.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Një seancë tjetër e këtij gjykimi kishte dështuar të mbahej për shkak të mosprezencës së të akuzuarit.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Në këtë gjykim kishte dëshmuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

 

Sipas aktakuzës, Ismet Mazreku në cilësinë e shefit të Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik.

Në aktakuzë thuhet se me rastin e inicimit të kërkesës për furnizim me kabllo elektrike të fshatit Gajrak të komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit nga N.T.Sh “Leoni” në vlerë prej 8.727.90 euro, me kabllo me gjatësi prej 410 metra, të cilën kabllo e kishte pranuar dhe e kishte përgatitur raportin e pranimit për furnizim me kabllo elektrike, por nuk vërtetohet që e njëjta është investuar në fshatin Gajrak të komunës së Malishevës.