Arkiv - Gjykata Themelore e Pejës

Dënohet i akuzuari për plagosjen e nipit të Ramush Haradinaj

Gjykata e Pejës e ka shpallur fajtor Fisnik Lajqin për plagosjen e Mustafë Ahmetxhekajt.

Sipas prokurorisë ditën kritike i akuzuari e kishte sharë Ramush Haradinajn, që i dëmtuari e ka dajë, dhe po të njëjtën ditë me revole nga afërsia nga prapa ka shtënë tri herë në drejtim të dëmtuarit ku me dy plumba i ka shkaktuar lëndime trupore.

Lajqi për tentim vrasje u gjykua me 15 muaj burgim, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm 10 muaj burgim, dhe 800 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Duke zbatuar dispozitat e dënimit unik, ndaj Lajqit u shqiptua dënim me 1 vit e 8 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Gjykata po ashtu ka konfiskuar armën e të akuzuarit.

Ndërsa i akuzuari Demokrat Lajqi u dënua me 200 euro gjobë për veprën penale të sulmit, të cilën do të paguaj brenda afatit prej 30 ditësh.

Sipas aktakuzës i akuzuari Fisnik Lajqi më 10 tetor 2020 në Pejë me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Mustafë Ahmetxhekaj.

Fisnik Lajqi akuzohet edhe për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Demokrat Lajqi akuzohet se në ditën kritike ka përdorë forcën ndaj të dëmtuarit Mustafë Ahmetxhekaj, pasi që i pandehuri e sheh të dëmtuarin, i afrohet të njëjtit dhe nga pas e godet në kokë me grusht dhe largohet nga vendi i ngjarjes.