Dënohet gjeodeti i komunës së Rahovecit për falsifikim

Muharrem Metbala, gjeodet në Komunën e Rahovecit, është dënuar nga Gjykata e Gjakovës për falsifikim të dokumentit zyrtarë. I akuzuari Metbala është dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i gjet fajtorë në akuzat e prokurorisë së Gjakovës.

Ky dënim, më kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit iu zëvendësua me gjobë në shumë prej 2000 mijë euro.

I njëjti kishte pranuar fajësinë dhe kishte shprehur pendesë.

Sipas aktakuzës thuhet se në qershor të vitit 2019 në cilësinë e personit zyrtar si gjeometër në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në komunën e Rahovecit, dyshohet se ka përpiluar shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e ka vërtetuar dokumentin zyrtar.

Në aktakuzë thuhet se Muharrem Metbala, ishte caktuar ai gjeodet nga ana e Gjykatës së Gjakovës – dega në Rahovec bashkë me ekspertin Ali Kryeziu, lidhur me një çështje kontestimore, në ekspertizën mbi ndarjen e parcelës në fshatin Bratotin në Rahovec, shënon emrin e ekspertit Ali Kryeziu, se kinse ka qenë prezent me rastin e daljes në teren për matjet e parcelës.

Aktakuza thotë se edhe me rastin e përpilimit të ekspertizës ai shënon emrin dhe nënshkrimin e tij, të cilën ekspertizë e dorëzon si provë materiale në gjykatë, ku eksperti Ali Kryeziu, gjatë asaj kohë kishte qenë në pushim vjetor, ndërsa në vend të tij si ndihmës gjeometër kishte marrë djalin e tij.

Muharrem Metbala, në deklaratën e tij në Prokurori ka thënë që si gjeodet punon që 42 vite dhe se me rastin e daljes në teren eksperti Ali Kryeziu, e ka njoftuar 3 ditë para dhe se i njëjti gjendet në pushim vjetor. Për këtë arsye Muharrem Metbala, kishte thënë që nuk kishte arritur ta njoftonte gjykatën dhe me rastin e daljes në teren kishte dalë djali i ekspertit.

Gjakovë – Aktakuzë për falsifikim ndaj gjeodetit të Komunës së Rahovecit