
Dënohet asamblistja e Gjakovës për mosraportim të pasurisë
Gjykata e Gjakovës ka dënuar me 400 euro gjobë, asamblisten Drita Zhaveli për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.
Asaj iu caktua edhe pagesa prej 60 eurove për shpenzime procedurale.
Prokuroria e akuzonte Drita Zhavelin, në cilësinë e këshilltares në Asamblenë Komunale në Gjakovë, nuk e ka kryer obligimin e saj për deklarimin e pasurisë së saj në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, në periudhën kohore 1 mars deri më 31 mars 2019, Drita Zhaveli në cilësinë e këshilltares në Asamblenë Komunale në Gjakovë, nuk e ka bërë deklarimin e rregullt në afatin e paraparë ligjor në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë.
Në aktakuzë thuhet se ky obligim është i paraparë për të gjithë zyrtarët e lartë publik edhe përkundër faktit se e njëjta ka qenë e informuar paraprakisht dhe në dijeni për obligimin e pasurisë.
Gjykimi për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë