Dënohen me 15 vjet burg 4 të akuzuarit për grabitje

Gjykata e Gjakovës ka dënuar me burgim dhe gjobë katër të akuzuarit për grabitje.

Genti Vatnikaj, Simon Pnishi, Jonson Pnishi dhe Bernard Nikollbibaj, akuzohen se duke vepruar në bashkëkryerje ia kanë grabitur 2.500 euro të dëmtuarit Rron Krasniqi.

15 vjet burg dhe 2 mijë e 600 euro gjobë është dënimi që ndaj tyre ka shpallur Gjykata e Gjakovës.

Gent Vatnikaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej katër vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 800 euro.

Simon Pnishi është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në vlerë 600 euro.

Jonson Pnishi është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre 3 vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 600 euro.

Bernard Nikaj është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre 3 vjet e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në vlerë 600 euro.

Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 14 maj 2019.

Të njëjti janë obliguar që të dëmtuarit Rron Krasniqi t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në shumën prej 2 mijë e 490 euro.

Sipas aktgjykimit të sotëm të akuzuarit Jonson Pnishi i konfiskohet vetura “Opel Corsa”, të pandehurit Simon Pnishi i konfiskohet vetura “Renault Laguna” si dhe Genti Vatnikajt i konfiskohen të hollat në shumë prej 216.80 euro.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast.

Seanca e kaluar ishte shtyrë për gjetjen e dëshmitarit Hamit Beka.

Gjakovë- Prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër personave për grabitje

Në këtë rast kishte dëshmuar një dëshmitar që asnjëherë nuk i kishte parë të akuzuarit.

Të arrestuarit për grabitje sillen të prangosur para Gjykatës

Sipas aktakuzës, më 14 maj 2019, dyshohet se pasi që janë marrë vesh mes vete, katër të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes, ku i dëmtuari Rron Krasniqi me qëllim të blerjes së narkotikëve, kishte hipur në veturën e tipit “Renault”, në të cilën kanë qenë katër të akuzuarit dhe janë nisur në drejtim të Shkukëzës.

Aktakuza thotë se i pandehuri Gent Vatnikaj ia kishte vendosur revolen në bark dhe ia kishte marrë 2.500 euro, duke e lënë të dëmtuarin Rron Krasniqi në rrugë.

Lidhur më këtë rast Prokuroria në maj të këtij viti kishte kërkuar paraburgimin e tyre.

Të arrestuarit për grabitje sillen të prangosur para Gjykatës

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që u ngarkohet.

https://kallxo.com/gjakove-prokuroria-kerkon-paraburgim-ndaj-kater-personave-per-grabitje/