Dënim me kusht për gruan e kthyer nga Siria

Florinda Zymeri, është dënuar me dy vite burgim me kusht pasi u gjet fajtore për veprën penale organizmi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist.

“Në rast se e njëjta kryen vepër tjetër penale gjatë kohës së verifikimit prej tri vitesh, koha që e ka kaluar në masën e arrestit shtëpiak do t`i llogaritet në dënimin e shqiptuar”, tha gjykatësja Valbona Selimaj.

Florinda Zymeri gjatë seancës së shqyrtimit fillestar me datë 14.01.2020, e kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza shpjegon se me datën 23 gusht 2014, përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, Florinda Zymeri e ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikës së Kosovës për të vazhduar fluturimin për në Stamboll të Republikës së Turqisë.

Me tutje aktakuza shpjegon, se e akuzuara me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë të udhëtojë në Irak dhe Siri me qëllim që t’i bashkëngjitej organizatës terroriste ISIS, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune në këto shtete, organizatë kjo e shpallur terroriste nga OKB-ja.

E akuzuara pranon se iu bashkua ISIS-it, thotë se u ndikua nga burri