Foto: Kallxo.com

Dënim me kusht me burg për gruan e cila pranoi se kishte shkuar në ISIS

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore V.A., e akuzuar për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

E akuzuara V.A u dënua me 2 vite burg me kusht ndërsa dënimi ndaj saj nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej 3 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër të re penale.

“Nëse e pandehura gjatë kohës së verifikimit të dënimit me burg me kusht, kryen vepër të re penale, dënimi me burgim me kusht do t’i zëvendësohet me dënim me burg, e në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak”, tha më tutje gjyqtarja Albina Rama Shabani.

Gjykata të pandehurës ia shqiptoi edhe dënimin plotësues për të përmbushur detyrimin vizitë te psikologu ose të këshillues të tjerë dhe veprime ne pajtim me rekomandimet e tyre dhe atë në kohëzgjatje prej dy viteve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Po ashtu , Gjykata urdhëroi Shërbimi Sprovues të Kosovës të bëjë mbikëqyrjen e dënimit me kusht dhe detyrimit të shqiptuar ndaj të pandehurës.

“Në rast se të pandehurat nuk mbajnë kontakte me shërbimin sprovues të Kosovës ose nuk e përmbushin detyrimin për vizitë të psikologu ose këshilluesit tjerë dhe veprimet në pajtim me rekomandimet e tyre , gjykata do të revokojë dënimin me kusht me dënim me burgim”, tha gjyqtarja Rama Shabani.

  1. A kishte pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar më 24.1.2020.

Dosja e Prokurorisë shpjegon se e pandehura ka udhëtuar për në Stamboll, më pastaj në qytetin Gaziantep, ku ka qëndruar 2-3 ditë, më pastaj sipas udhëzimeve të pjesëtarëve të ISIS-it me kombibus, ka arritur në qytetin Gjarablus të Sirisë.

Sipas prokurorisë, e pandehura është pritur nga K.A, luftëtar i ISIS-it, me të cilin është martuar dhe gjatë qëndrimit në këto zona të konfliktit nga ai është furnizuar me një armë të të llojit “Makarov”, pronë e ISIS-it, të cilën edhe e ka përdorë sipas udhëzimeve të tij.

Aktakuza shpjegon po ashtu se ajo ka kontribuar në pikëpamje logjistike për bashkëshortin e saj dhe është financuar nga shteti islamik me nga 50 dollarë në muaj për person si dhe me pako ushqimore.

Gjithnjë sipas aktakuzës ajo edhe  pas vrasjes së bashkëshortit të saj, ka qëndruar në këto zona të konfliktit  ndërsa në muajin dhjetor 2018 përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike Siriane ku edhe më 19 prill e pandehura është riatdhesuar në Kosovë.

Dosja e Prokurorisë: Gruas i vdiq burri në Siri dhe u martua me një ushtar të ISIS-it