Gjykata në Prizren

Dënim me burg dhe gjobë të akuzuarit për dhunë psikike e ekonomike ndaj prindërve

Gjykata e Prizrenit e ka dënuar me një vit burgim dhe gjobë në shumë prej 500 euro të akuzuarin B.M.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se B.M., me datë 24 prill 2020 në shtëpinë e përbashkët familjare,  kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe ekonomike ndaj  prindërve të tij.

Tutje thuhet se pas një mosmarrëveshje duke qenë nën ndikimin të përdorimit të narkotikëve, ai kishte kërkuar nga prindërit e tij para në vlerë prej 100 eur, dhe kur këta të fundit nuk i kishin dhënë  para, i njëjti në mënyrë agresive kishte filluar t’i ofendojë, fyejë, e shajë si dhe i kanosë se do t’ua djegë shtëpinë. Sipas Prokurorisë ai kishte  filluar të gjuajë me gurë në drejtim të kulmit të shtëpisë duke shkaktuar frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri te prindërit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.